All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Duhet të përdhunojnë ose të përdhunohen që të marrin penallti”, klubi shkarkon trajnerin pas deklaratave shokuese

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 11:53 | Futboll
“Duhet të përdhunojnë ose të përdhunohen që
All - Paragraf - 1

Një klub indian i kategorisë së parë ka shkarkuar trajnerin e tij anglez, pas deklaratave të tij të tepruara pas një ndeshjeje.

Stuart Baxter, ish-trajner i Afrikës së Jugut dhe Finlandës, u shpreh: “Nuk e di se kur do të na japin një penallti këta arbitra. Mendoj se lojtarët e mi duhet të përdhunojnë ose të përdhunohen që të fitojnë 11-metërsh”.

All - Paragraf - 3

Intervista u transmetua drejtpërdrejt në Star Sports, rrjeti më i madh televiziv sportiv i Indisë. Menjëherë pas intervistës, klubi Odisha postoi në rrjetet sociale njoftimin e shkarkimit të trajnerit: “Klubi është i befasuar nga komentet e trajnerit Stuart Baxter. Janë krejtësisht të papranueshme, pavarësisht kontekstit”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos