
“Vaji shqiptar nuk është i keq, por thjesht nuk përpunohet ashtu siç duhet.”
Ky problem, që bashkë me pengesat e tjera ligjore prej vitesh ka pamundësuar eksportet e vajit të ullirit drejt tregut europian, premtohet të marrë zgjidhje nga Italia.
“Kam kërkuar posaçërisht një drejtim të ri në investimet në sektorin e përpunimit të ullirit si te burimet njerëzore, ashtu edhe te infrastruktura,” deklaroi Frida Krifca, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Me qëllim që kultivuesit e ullirit të mund të eksportojnë vajin këtë sezon që nis në vjeshtë, për pedagogen Eneda Kyçyku duhet punuar për të garantuar procesin e analizimit të cilësisë.
“Duhet ngritur një “panel test” për analizimin e cilësisë. Kjo do të na konfirmojë në raport me tregjet ku do duam të eksportojmë,” shprehet pedagogia Enejda Kyçyku.
Gjithashtu, për eksperten Kyçyku ka ardhur koha që fermerët të bashkon me qëllim krijimin e markave shqiptare të ullirit.
“Është shumë e rëndësishme pasi nga konfirmon si prodhues. Duke pasur një markë e kemi më të lehtë të penetrojmë në tregje.”
Mbiprodhimi i ullirit vitin e shkuar tregoi se tregu vendas është mjaft i vogël për të përballuar gjithë vajin e prodhuar. Zgjidhja e vetme vlerësohet eksporti, ndaj eksperienca italiane vlerësohet si tejet e rëndësishme në këtë drejtim. (A2 Televizion)