Duka nga Minsku për A2: Ta nisim mbarë me Bjellorusinë, synojmë kreun e grupit

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 19:24 | Futboll
Duka nga Minsku për A2: Ta nisim mbarë me Bjellorusinë,

Gazetari i A2, Erald Kodhelaj, i ka shkëputur një intervistë të shkurtër presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në Minsk, aty ku kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë nesër ndeshjen e parë për këtë sezon të Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë.

Pavarësisht situatës aktuale të pandemisë, e cila ka bërë edhe që ndeshja të luhet pa tifozë, Duka shprehet optimist për takimin e nesërm, ndërsa thekson se impenjimi te lojtarët është maksimal.

“Nuk ka ndonjë gjë ndryshe në lidhje me impenjimin e ekipit tonë, i cili është maksimal në ndeshje të tilla. Po e ndiqja me kureshtje stërvitjen, pasi na ka marrë edhe malli pas ndërprerjes nga koronavirusi”.

Presidenti i FSHF shpalos edhe objektivat për këtë sezon në Ligën e Kombeve, duke theksuar se Shqipëria synon vendin e parë në grup.

“Grupi është me 4 skuadra pak a shumë të balancuara, edhe pse ne kemi ardhur si kokë grupi. Objektivi jonë është që ne të jemi të parët e grupit dhe uroj që ta fillojmë mbarë nesër”, u shpreh Duka për A2. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/03/ndeshja-me-bjellorusine-hysaj-forma-fizike-do-te-jete-problem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos