Mark Zuckerberg postoi një video të çuditshme në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet duke lundruar mbi ujë me një tavolinë sërfi elektronike teksa mban në duar një flamur amerikan, ndërkohë që në sfond luhet kënga “country” e John Denver, “Take Me Home, Country Roads”.
Pronari i Facebook është kapur shpesh nga kamerat në poza jo fort të këndshme, duke u bërë edhe meme në rrjet. Por edhe pse mesazhi që shoqëronte videon ishte i thjeshtë, pasi uronte për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, shumë vetë e quajtën një lëvizje marketingu, për të promovuar dy kompanitë më të mëdha që prodhojnë tavolinat elektronike të sërfit. Një tavolinë e tillë kushton 4000-12000 dollarë. (A2 Televizion)