Joey Helms ka arritur të filmojë pamje të jashtëzakonshme nga vullkani Fagradalsfjall në Islandë. Me anë të një droni, ai ndoqi të gjithë rrugën e bërë nga llava, ndërsa e dërgoi dronin deri në kraterin e vullkanit.
Vullkani ndodhet rreth 40 kilometra nga Reikjaviku. Ai u riaktivizua në muajin mars, pas gati 900 vitesh pasiv. (A2 Televizion)