“Harley”, qeni-vjeçar është heroi më i fundit në Facebook, pasi shpëtoi një drenush që rrezikonte të mbytej në liqen.
Pronarët e qenit postuan foto dhe video të ''Harley'' në mes të liqenit ndërsa ndihmonte drenushën që të dilte në breg.
“Nuk ia kam idenë sesi i vogli kishte hyrë në ujë, por Harley nuk u mendua dy herë dhe u hodh në veprim për ta shpëtuar atë”, tregojnë ata.
Videoja u bë menjëherë virale dhe u shpërnda plot 250 mijë herë në rreth 1 javë. (A2 Televizion)