Nga video duket sikur kemi të bëjmë me një nga shfaqjet e shumta në televizion që celebron festat e fundvitit. Këngëtarë që interpretojnë hitet e preferuara, persona të veshur mire që vallëzojnë, si dhe dj që mban lart humorin e të pranishmëve.
Por në fakt dj në fjalë nuk është një djalosh që paguan studimet në universitet, por 62-vjeçari Gurbanguly Berdimuhamedov, presidenti “pronar” i Turkmenistanit, që nga viti 2006 drejton në mënyrë pothuajse totalitare vendin aziatik të pasur në natë dhe gaz natyror.

Me profesion dentist, Berdimuhamedov është cilësuar si një nga diktatorët më të ashpër në botë, edhe pse ndër vite ka zbutur disi kultin e personalitetit që rrethonte paraardhësin e tij Saparmurat Niyazov, i cili arriti deri në pikën ku ndryshoi muajt duke i vënë emrin e disa evenimenteve të jetës së tij.
Me sa duket, presidenti Berdimuhamedov e ka pasion të madh muzikën, dhe shpesh herë për hobby performon me orë të tëra, ku njerëzit përreth tij bëjnë sikur çmenden me "talentin" e tij natyral. (A2 Televizion)