
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ende të pritje të parave nga qeveria për organizimin e procesit elektoral për zgjedhjet e pjesshme.
Ilirjan Celibashi nënvizon se komunikimi me ekzekutivin për përfitimin e fondeve po vijon. Krahas parave, KQZ duhet të bënte me një mendje edhe subjektet garuese për implementimin e teknologjisë.
“Po kemi patur dakordësinë nga partitë kryesore politike mbi përdorimin e sistemit të votimit elektronik në bashkinë e Vorës”, u shpreh Celibashi.
Deklarata e Celibashit u bë gjatë asgjësimit të të dhënave nga pajisjet e identifikimit elektronik të përfituar gjatë zgjedhjeve parlamentare. Sipas KQZ, shenjat biometrike të shqiptarëve janë të pacenueshme.
“Në rastin teorik mund t’i përfitonte në mënyrë abuzive dikush ato janë tërësisht të palexueshme nga një palë e tretë”, shtoi komisioneri.
Për zgjedhjet e pjesshme do të ngrihen 941 qendra votimit ku votuesit e gjashtë bashkive do të identifikohen elektronikisht. (A2 Televizion)