Primaret e Berishës për zgjedhjet e 6 marsit, Duma: “Foltorja” tregoi se nuk ka figura me peshë

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 21:02 | Politikë
Primaret e Berishës për zgjedhjet e 6 marsit, Duma:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Dumi deklaroi në Debat se “Foltorja” me kandidatët e prezantuar ditën e hënë nga Sali Berisha për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, tregoi se nuk ka figura konkurruese me peshën e duhur për t’u prezantuar përpara qytetarëve.

Duma komentoi dhe zgjedhjet për caktimin e këtyre kandidatëve, duke thënë se ato nuk ishin primare pasi mungoi debati dhe shtoi se e dinte që në fillim se cilët nga emrat do të fitonin në këtë garë.

“Këto primare nuk kanë asnjë risi. Primaret janë kur 2 apo 3 kandidatë të caktuar bëjnë një debat mes tyre. Nuk është risi për të votuar 1 nga 3 kandidatët që ke paraqitur. Unë e dija kush do dilte nga emrat e zgjedhur. Është e shëmtuar që në politikën shqiptare vijon hipokrizia e madhe. Kur kandidatët e Foltores nisën të bëjnë fushatën para se të zgjidhen apo përzgjidhen. Unë dija kush do dilte në Shkodër. Unë e dija kush do dilte në Durrës. Grupi i Rithemelimit, se nuk e di dhe si e kanë quajtur veten ekzaktësisht pasi është njëherë Foltorja, njëherë Rithemelimi, njëherë Shtëpia janë njerëz të PD. Ata e dinë se kur anëtarësia është tek 600 veta thonë morën pjesë 300. E gjithë Foltorja ka treguar se nuk ka ditur të tregojë se ka figura konkurruese. Të gjithë ata kanë punuar për PD, por peshën për të qenë kandidatë nuk e kanë”, tha Duma. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/31/duma-ironizon-primaret-e-durresit-kandidati-ka-5-here-qe-garon-per-tu-bere-dicka/
https://a2news.com/2022/01/31/bumci-rithemelimi-synon-fitoren-ne-te-6-bashkite-ps-eshte-e-konsumuar/
https://a2news.com/2022/01/31/e-djathta-nuk-e-ka-luksin-per-percarje-gjoni-edhe-te-bashkuar-nuk-e-kane-mundur-ramen/
https://a2news.com/2022/01/31/cfare-sollen-primaret-e-rithemelimit-bumci-jane-oksigjen-ne-nje-ambient-toksik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos