
Fiorin Durmishaj po kalon një formë të shkëlqyer në Greqi. Pas golit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës, sulmuesi shqiptar shënoi përsëri ndaj skuadrës së Paokut.
Durmishaj gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 33, duke çuar shifrat në 1 me 1, por skuadra e tij Panionios u mund me rezultatin 4 me 2 dhe u eliminua nga Kupa e Greqisë.
Përtej kësaj, zërave se trajneri Panucci do ta ftojë në kombëtare për dy ndeshjet e para kualifikuese, sulmuesi 22-vjeçar i’u përgjigj në mënyrën më të mirë. (A2 Televizion)