Durrës, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar për vrasje në Vlorë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 09:49 | Kronikë
Durrës, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar për vrasje në

Policia e Durrësit  në bashkëpunim me Policinë e Tiranës arrestoi një 34-vjeçar, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën, pasi është një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Arben Beqirajt në Plazhin e Vjetër në Vlorë në fillim të gushtit të këtij viti.

https://a2news.com/2019/08/05/atentati-ne-vlore-nderron-jete-nje-nga-te-plagosurit/

Eduart Xhezo, u pikas nga Policia teksa qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli. i ndjekur nga Forcat Shqiponja dhe ato të Qarkullimit Rrugor, Xhezo u bllokua në vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve" te unaza e Shkozetit.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike kanabis dhe dy karta identiteti me iniciale A. S., dhe S. J..

“Pas verifikimit të bërë karta e identitetit me emër A. S. rezultoi e falsifikuar, pasi fotografia në kartë i përkiste shtetasit në kërkim Eduart Xhezo, 34 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Shkallës Parë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese", kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve", pasi më datën 04.08.2019, rreth orës 19.30, në lagjen “1 Maj”, Vlorë janë goditur me armë shtetasit  A. B., E. B. dhe N. H. dhe ky shtetas dyshohet si një nga autorët e kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shtetasi Eduart Xhezo është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/08/05/zbardhet-dinamika-e-ngjarjes-se-vlores-dy-nga-autoret-e-dyshuar-jane-vellezer/

A2 CNN Livestream

Latest Videos