Operacioni i policisë, pranga Bardhok Planajt, theu masën e arrestit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 18:32 | Kronikë
Operacioni i policisë, pranga Bardhok Planajt, theu masën e arrestit

Policia arrestoi Bardhok Planajn pasi kishte thyer masën e arrestit në shtëpi. Prangosja e tij u bë gjatë paradites në qytetin e Lushnjes.

Planaj u arrestua në vitin 2018 në një aksioni policor gjatë të cilit u sekuestrua edhe një pallat 10 katësh me vlerë 2 milionë euro.

Pas kontrollit të ushtruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në banesën e tij, rezultoi se Planaj ishte larguar. Ndaj tij tashmë rëndon akuza për veprën penale të largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos