Vrasje në Korçë, djali i alkoolizuar mbyt nënën

Nga A2 CNN
4 Mars 2019, 14:35 | Kronikë
Vrasje në Korçë, djali i alkoolizuar mbyt nënën

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Korçë, ku një grua e moshuar dyshohet se është mbytur nga i biri, i cili konsumonte pije alkoolike.

Nazime Demollari, 85 vjeçe, nënë e katër djemve, është gjendur e pajetë në apartamentin e saj në lagjen 14 në Korçë.

Viktima jetonte së bashku me djalin e saj Nesim Demollari, rreth 60 vjeç, në të njëjtën banesë, ndërsa tre djem të tjerë jetojnë në SHBA dhe Tiranë.

Kunata e saj, Gjyrxhie Demollari shprehet e shokuar për ngjarjen e rëndë.

“Gjeta derën e hapur dhe e shikoj në krevat të shtrirë. I fola dhe më tha jam e sëmurë. E shtriva sërish në krevat. Vjen djali dhe nisi debatin me nënën e tij. Ai ishte i dehur. Ai duhet varur”, tregon kunata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos