
Valbona Sakos i është refuzuar dhënia e mandatit si kryebashkiakja e re e Durrësit.
Gjykata ka dhënë argumentimin se procesi nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë këto zgjedhje nul.
Pasi analizoi çështjen në tërësi, gjykata arriti në përfundimin se kërkesa e Valbona Sakos për vërtetimin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës duhet rrëzuar.
Ndryshe nga rasti i Valbona Sakos në Durrës, Gjykata konfirmoi mandatin e kandidatit socialist për Bashkinë e Shijakut, Elton Arbana. (A2 Televizion)