Në orët e para të mëngjesit bankomati i një banke të nivelit të dytë në Durrës është vjedhur nga persona të paidentifikuar.
Shënjestër e grabitësve ka qenë dhe hyrja brenda bankës, ku pasi kanë thyer xhamin e pjesës së parme të saj, kanë arritur të depërtojnë, por ende bëhet e ditur nëse kanë arritur të marrin ndonjë gjë prej aty.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar, në orët e para të mëngjesit, dhe shuma e marrë ende nuk është përcaktuar nga përgjegjësit e bankës.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se banka monitorohej nga sistem alarmi, që sinjalin më pas e përcjellin për te punonjësit e sigurisë private, por ende nuk dihet nëse ky sinjal apo nuk është aktivizuar.
Në vetëm pak muaj, zona e Shkozetit, është në shënjestër të grabitjeve në biznese apo familje, ku në janar një biznesmen u grabit me armë në banesë, ndërsa në dhjetorin e viti të shkuar, punonjës të sigurisë private bashkëpunuan me grabitësit për të vjedhur xhiron ditore të drejtorisë së patentave.
Forcat e rendit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)