
Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, David Lega, i bëri thirrje qeverisë Rama për të anuluar paketën ligjore për median, e cila u miratua nga Kuvendi në dhjetor.
Lega i referohet përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri, sipas raportit vjetor të Reporterëve pa Kufij.
"Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit dhe medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për anëtarësim në Bashkimit Evropian. Ligjet për median do e përkeqësojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri", shkruan Lega në Twitter.
Pasi presidenti i ktheu ligjet në Kuvend dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias, qeveria Rama deklaroi se do të priste këtë opinion para se të votonte dekretin. (A2 Televizion)