Dy anët e medaljes, 101-vjeçarja shërohet, të tjerë akuzojnë azilin e pleqve

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 17:01 | Bota
Dy anët e medaljes, 101-vjeçarja shërohet, të tjerë

Encarnacion Buisan, festoi ditëlindjen e 101-të në një krevat spitali në qytetin Hueska të Spanjës. Ajo ishte pacientja e parë me koronavirus që u shtrua në strukturën mjekësore të kësaj zone me 15 mars. Dy javë më vonë, gruaja shekullore mundi koronavirusin dhe doli shëndosh e mirë nga spitali.

“Dua që kjo të jetë shpresë për të gjithë. Dëshiroj t'u them të gjithë pacientëve se kjo sëmundje mund të kurohet”, tha Mari Carmen, vajza e 101-vjeçares.

Stafi mjekësor brohoriti dhe duartrokiti në momentin e largimit të moshuarës nga spitali. E ndërsa kjo histori është frymëzim shprese për të gjithë, në Spanjë raportohet dhe ana tjetër e medaljes. Maria Luisa Ortega, është një 88-vjeçare që ka kaluar 4 vite të jetës së saj në një azil për pleq në Barcelonë. E moshuara humbi jetën pasi u infektua me Covid-19, dhe mungesa e informacionit lidhur me mënyrën e menaxhimit të situatës është shndërruar në një temë skepticizmi.

“Ata e lanë të vdiste, nuk e çuan mamanë time në spital”, thotë djali i 88-vjeçares për median “El Pais”. Azili ku Ortega po kalonte ditët e saj të fundit ka raportuar për 31viktima nga koronavirus gjatë muajit mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos