Zhduket trageti me pasagjerë nga cikloni, dyshohet për dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 16:47 | Bota
Zhduket trageti me pasagjerë nga cikloni, dyshohet për dhjetëra

Dhjetëra persona janë shpallur të zhdukur dhe dyshohet të kenë humbur jetën pasi trageti me të cilin udhëtonin u godit nga një ciklon i fuqishëm në Ishujt Solomon edhe pse drejtuesit e mjetit ujor ishin paralajmëruar për motin e keq.

Trageti MV Taimareho ishte nisur në mbrëmje nga kryeqyteti Honiara dhe kishte si destinacion ishullin Malaita. Mjeti lundrues u përball me dallgë të mëdha të shkaktuara nga cikloni Harold.

Sipas autoriteteve në traget dyshohet se udhëtonin mbi 60 persona dhe asnjë prej tyre nuk është gjetur ende. Ekipet e shpëtimit kanë nisur me vështirësi operacionet e kërkimit, të kushtëzuar dhe nga moti i keq.

Agjencia Kombëtare e Fatkeqësive Natyrore ka shpallur gjendjen e alarmit pasi dëmet e shkaktuara nga cikloni në Ishujt Solomon janë tepër të mëdha. Qytetarëve iu është bërë thirrje të udhëtojnë me kujdes pasi rrezikohen nga përmbytjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos