Dy anët e Shqipërisë në PE Kritika për konfliktin e brendshëm, vlerësim për politikën e jashtme

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 19:36 | Politikë
Dy anët e Shqipërisë në PE Kritika për konfliktin e

Në raportin e fundit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian Shqipëria është pasqyruar në dy ekstreme.

Krahas lëvdatave për politikën e jashtme të njësuar me vendet e BE-së, kritika të shumta janë adresuar ndaj politikës së brendshme duke ngritur si shqetësim konfliktin e vazhdueshëm politik dhe mosrealizimin e reformës zgjedhore. 

“Raporti dënon konfrontimin e vazhdueshëm politik, veprimet përçarëse dhe gjuhën e urrejtjes nga politikanët dhe zyrtarët e nivelit të lartë, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive duke nxitur konsensusin midis të gjithë aktorëve politikë. Eurodeputetët shprehin keqardhjen që partitë kryesore politike nuk arritën një marrëveshje për reformën zgjedhore dhe u bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare që të zbatojnë urgjentisht ndryshimet e pazgjidhura në kuadrin e financimit të zgjedhjeve dhe partive, shumë më përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës”.

Progresi i Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve është parë gjithmonë edhe sa i takon luftën kundër korrupsionit, ku ndëshkimi i zyrtarëve të lartë vijon të jetë kërkesë e përhershme.  

“Eurodeputetët theksojnë se nevojiten përpjekje më të strukturuara dhe të qëndrueshme për të luftuar korrupsionin, përfshirë në nivele të larta, dhe theksojnë nevojën për të adresuar kulturën e mosndëshkimit. Ata bëjnë thirrje për rezultate shtesë në luftën kundër krimit kibernetik, trafikimit të qenieve njerëzore dhe pastrimit të parave”.

Regres Shqipëria vitet e fundit ka bërë sa i takon lirisë së medias, gjë e cila nuk ka mbetur larg vëmendjes së eurodeputetëve.  

“Raporti shpreh keqardhje për mungesën e progresit në arritjen e transparencës institucionale dhe përkeqësimin e situatës së lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe u bën thirrje autoriteteve të miratojnë një kornizë ligjore që mbron gazetarët”.

Eurodeputetët bëjnë thirrje që kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Europian të plotësohen brenda vitit 2030. Shqipëria vlerësohet si partner i besueshëm në politikën e jashtme dhe një aleat i rëndësishëm gjeopolitik. Raporti i Komisionit të Jashtëm, që u miratua me 52 vota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos