Dy anëtarë të tjerë në Gjykatën e Lartë të dekretuar nga Meta

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 12:53 | Politikë
Dy anëtarë të tjerë në Gjykatën e Lartë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekretoi emërimin e dy gjyqtarëve të tjerë në Gjykatën e Lartë.

Pasi u njoh me vendimmarrjet respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Meta vendosi të dekretojë në këtë detyrë të rëndësishme Margarita Buhalin dhe Enton Dhimitrin, të cilët janë përzgjedhur për t'u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Së bashku me këto 2 emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 15 anëtarë, nga 19 anëtarë, që kjo Gjykatë duhet të ketë në përbërjen e saj, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos