Argjentina ka lënë pas humbjen e turpshme ndaj Arabisë Saudite në Botëror duke triumfuar ndaj Meksikës në përballjen e dytë me rezultatin 2-0.
Një ndeshje e shumëluftuar me përballje të forta në mesfushë, por që në fund shpalli ‘albicelestet’ si fituesen e saj.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura me dy ekipe që më shumë ushtronin presion, në vend që të tentonin portat e kundërshtarëve.






Ishte pikërisht Lionel Messi ai që zhbllokoi takimin në minutën e 64, me një gjuajtje jashtë zone, i cili e çoi topin në ekstremin e portës.
Meksikë u tregua e pafuqishme për të reaguar dhe në minutën e 87 vjen dhe goli i dytë për Argjentinën me anë të Fernandez.
Tashmë Argjentina renditet në vendin e dytë në grup me 3 pikë të grumbulluara, pas Polonisë, me të cilën ka dhe përballjen e fundit. (A2 Televizion)