Dy gola të Haaland, Dortmund fiton sfidën direkte për vendin e dytë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 18:35 | Futboll
Dy gola të Haaland, Dortmund fiton sfidën direkte për vendin e

Borussia Dortmund siguroi matematikisht vendin e dytë në Bundesligë, pasi mposhti 2-0 Leipzig, rivalin direkt për këtë pozicion.

Erling Haaland shënoi dy golat e ndeshjes, duke i dhënë biletën direkte për në fazën e grupeve të Champions League ekipit verdhezi.

Ndërkohë, Bayern Munchen, edhe pse e kishte fituar titullin, nuk toleroi ndaj Frieburg, duke e mposhtur me rezultatin 3-1, me dy gola të Lewandowski dhe një të Kimmich. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos