
Interi do të duhet të bëjë pa dy elemente të rëndësishme të mesfushës së tij në ndeshjen ndaj Sampdorias.
Antonio Conte nuk do të ketë në dispozicion Stefano Sensi dhe Marcelo Brozovic, të dy me probleme muskulare.
Të dy lojtarët mendohet se mund të kthehen pas 10 ditësh, duke bërë që Barella dhe Eriksen të përballojnë të vetëm disa ndeshje brenda pak ditësh.
Inter renditet në vendin e tretë të Serisë A, me 9 pikë më pak se kryesuesit e Juventusit dhe 8 më pak se Lazio, me të dyja këto ekipe që kanë luajtur një ndeshje më shumë se zikaltërit. (A2 Televizion)