
Barcelona u ndal nga Sevija në kampionatin spanjoll. Katalanasit barazuan pa gola përballë skuadrës andaluze në një duel të fortë, me shumë raste për të dyja skuadrat por edhe të tensionuar.
I tillë ishte momenti mes kapitenit Leo Messi dhe mbrojtësit Diego Karlos. Përpjekjet e Barcelonës për të zhbllokuar takimin vazhduan deri në fund por pa sukses përballë një Sevija solide dhe që kërkon të sigurojë vendin e tretë në renditje.
Tashmë Reali i Madridit ka mundësinë e artë për t’ju bashkuar katalanasve në krye të renditjes me pikë të barabarta. Madrilenët përballen të dielën në mbrëmje me Real Sociedad. (A2 Televizion)