Rinis Premier League, lufta për zonën Champions, Tottenham dhe United ndajnë pikët

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 09:07 | Futboll
Rinis Premier League, lufta për zonën Champions, Tottenham dhe United

Kampionati anglez i futbollit rinisi me barazimin 1 me 1 të Totenham dhe Manchester United. Rezultat paqësor në dukje por 90 minutat e lojës në “Totenham Stadium” ishin mjaft intensive dhe u shoqëruan edhe me nervozizëm.

“Spurs” kaluan të parët në avantazh me Bergvin ndërkohë që reagimi i “Djajve të Kuq” erdhi në minutën e 81. Bruno Fernandesh realizoi nga pika e bardhë golin e barazimit, me United që fitoi një tjetër 11 metërsh pak minuta më vonë por që u anulua nga VAR.

Momenti i penalltisë shkaktoi tension në fushë, sidomos në bankinën e Zhose Murinjos që për pak sekonda rrezikoi përmbysjen e rezultatit pikërisht përballë ish-skuadrës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos