Dy lëkundje të tjera tërmeti në Dibër

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 14:54 | Aktualitet
Dy lëkundje të tjera tërmeti në Dibër

Pas tërmetit me magnitudë 4,4 të shkallës rihter të dy ditëve më parë, lëkundjet e tokës vijojnë në Dibër.

Edhe këtë të hënë janë regjistruar dy tërmete relativisht të lehta, fillimisht me magnitudë 3,2 i shkallës rihter në orën 14:24 minuta dhe vetëm pas 3 minutash është regjistruar edhe një tjetër lëkundje, këtë herë me magnitudë 3 i shkallës rihter.

Në datë 28 tetor, Dibra u trondit nga një tërmet 4,4 i shkallës rihter, i cili dëmtoi edhe 16 banesa, por për fat të mirë pa lëndime në njerëz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos