All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kostot e larta të prodhimit të bulmetit. Të pambrojtur nga qeveria, sektori në rrezik falimentimi

Nga A2 CNN
29 Maj 2022, 14:54 | Sociale
Kostot e larta të prodhimit të bulmetit. Të pambrojtur nga
All - Paragraf - 1

Industria e përpunimit të qumështit po përballet me rritje të kostove të përpunimit të lëndës së parë. Kriza energjetike mbetet faktori kryesor i cili po ndikon negativisht industrinë, duke e bërë më të shtrenjtë prodhimin e përpunimin e produkteve finale.

Ndërkohë që çmimet janë dyfishuar edhe nga fermerët. 

All - Paragraf - 3

Po ashtu, nga data 1 korrik qeveria njoftoi se gazi për këtë sektor do të taksohet 6 lekë për litër, sipas paketës së re fiskale. Ky i fundit është thelbësor për ngrohjen e lëndës së parë, qumështit, dhe si i tillë i shtohet hallkës së shpenzimeve. Sipas përfaqësuesit e kësaj industrie, sektori ndihet i pambrojtur dhe është në risk falimenti. 

Ekspertët sugjerojnë se subvencionet dhe formalizimi përmes skemave të nevojshme nga qeveria për këtë indutri do të mbante nën kontroll çmimet e produkteve të bulmetit. Por, sot është tregu ai që përcakton çmimet, ndaj qytetarët duhet të përgatiten për çdo rritje të mundshme të produkteve të bulmetit.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos