Dy nismat për Ballkanin, Shkodra: “Open Balkan” rindezi Procesin e Berlinit

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 21:44 | Ekonomi
Dy nismat për Ballkanin, Shkodra: “Open Balkan” rindezi

Në emisionin A2 Business me Aurora Sulçe në A2 CNN u diskutua dhe rreth çështjes së kush nga dy nismat “Open Balkan” apo Procesi i Berlinit është më e mirë për vendin tonë.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra ishte “Open Balkan” ai riaktivizoi më shpejt Procesin e Berlinit.

Ndonëse nuk e cilësoi si të duhurën, Shkodra shtoi se “Open Balkan” mbajti gjallë diskutimin e një platforme ballkanike.

“Open Balkan nuk mund ta zëvendësonte kurrë Procesin e Berlinit. Ai ishte një paradhomë e paradhomës. Duhet ta shohim në një këndvështrim tjetër tani që u ringjall. A shërbeu “Open Balkan” për të mbajtur ngrohtë ose të gjallë idenë e rikthimit të Procesit të Berlinit. Unë mendoj që PO. Nëse nuk do të kishim “Open Balkan” nuk mendoj se ringjallja e Procesit të Berlinit do të kishte ardhur kaq shpejt. Lufta në Ukrainë dhe pasoja e saj e bën imediate kthimin e vëmendjes nga Ballkani qoftë për stabilitetin, qoftë për të adresuar disa nga problematikat që kriza botërore po shfaq. “Open Balkan” edhe pse nuk ishte platforma e duhur, ndoshta e mbajti diskutimin e një platforme ballkanike të gjallë”, deklaroi Shkodra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos