Dy pastorët gjermanë që zbulojnë të infektuarit me Covid-19

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 11:54 | Bota

Dy qen, pastorë gjermanë, janë trajnuar në Itali për të zbuluar personat e infektuar me koronavirus. Ky është një eksperiment, i cili ka nisur në Itali prej muajit prill mes Universitetit të Milanos dhe spitalit Sacco.

Dy qentë nisën të nuhasin djersën e marrë nga persona të infektuar me koronavirus. Duke u mbështetur tek aftësitë e tyre të shkëlqyera nuhatëse, ata nisën të zbulojnë personat e infektuar.

Trajnimet u zhvilluan në ambientet e brendshme të spitalit, pa pasur shpërqendrime nga aroma të tjera.

“Dëshirojmë që qentë të jenë mbështetje në këtë situatë, jo të zëvendësojnë mjetet aktuale që kemi. Është hera e parë që arrihen këto rezultate në Europë”, tha profesoresha Maria Rita Gismondo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos