Dy presidentët bashkë, Meta pret pasuesin e tij Bajram Begaj

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 13:43 | Politikë
Dy presidentët bashkë, Meta pret pasuesin e tij Bajram Begaj

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj, u takua këtë të premte me Presidentin Ilir Meta.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t'i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, shkroi Meta në një postim të shkurtër në Facebook.

Një ditë më parë, Begaj u takua në Pallatin e Brigadave me ish-presidentët e vendit, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Ai do të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik, kur edhe përfundon mandati i Metës.

Begaj u zgjodh në krye të shtetit më 4 qershor. Kandidatura e tij, e propozuar nga socialistët, mori 78 vota pro në raundin e katërt. Ai mbajti deri atë ditë postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, post në të cilin e kishte dekretuar pikërisht Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/09/presidenti-i-sapozgjedhur-bajram-begaj-takon-moisiun-topin-dhe-mejdanin-ne-pallatin-e-brigadave/
https://a2news.com/2022/06/04/bajram-begaj-zyrtarisht-president-zgjidhet-me-78-vota-pro/

A2 CNN Livestream

Latest Videos