Zgjedhorja dhe reforma administrativo-territoriale, Kuvendi miraton përbërjen e dy komisioneve

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 21:05 | Politikë
Zgjedhorja dhe reforma administrativo-territoriale, Kuvendi miraton

Me 108 vota pro dhe 9 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar përbërjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për reformën zgjedhore dhe atë për reformën administrativo-territoriale.

Me miratimin e përbërjes pritet që të dy komisionet e posaçme të fillojnë nga puna javën që vjen ku do të bëhet konstituimi i tyre dhe miratimi i planit të punës.

Ngrita e këtyre dy komisioneve u bë në 10 shkurt pas miratimit të marrëveshjes ndërmjet PS-së dhe PD-së për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos