Kur do të nisin protestat? Berisha: PD është e vonuar. Jemi gati

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 12:46 | Politikë
Kur do të nisin protestat? Berisha: PD është e vonuar. Jemi gati

I pyetur se kur do të nisin protestat opozitare pas thirrjes që ai ka bërë për ngritjen në këmbë të shqiptarëve dhe drejtuesve të PD-së, Berisha iu përgjigj se PD është e vonuar pasi grupet dhe qytetarët janë gati.

“Jam i vonuar në artikulimin tim pasi zemrat e njerëzve po ziejnë. Lëvizjet janë interesante nganjëherë u prin nganjëherë të prijnë ato. Kërkesa për protesta janë universale dhe PD është e vonuar. I kemi grupet qytetarët anëtarësinë, grupet e interesit janë të gjithë para nesh dhe do të zbatojmë dhe do të jemi në lartësinë e vendimeve tona ndaj tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos