Pas dy vitesh shkëputje, rikthehet Festivali i Letërsisë Italiane në Londër, i krijuar në vitin 2017, nga një grup autorësh, gazetarësh, përkthyesish dhe akademikësh italianë me qendër në Britani. Këtë vit programi i kushtohej temave si letërsia, politika, migrimi, feminizmi e mjedisi, nën titullin “Safe Words”. Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte fakti se në këtë festival morën pjesë edhe dy shkrimtaret shqiptare Ornela Vorpsi dhe Lea Ypi. Botuesja e tyre, Arlinda Dudaj, ishte në “Dita Jonë” për të na treguar më shumë mbi suksesin e fundit të dy shkrimtareve shqiptare. (A2 Televizion)
Dy shkrimtare shqiptare në Festivalin e Letërsisë Italiane në Londër
