Dy shokë 10 dhe 11 vjeç përplasen për vdekje në korsinë e autobusit teksa ecnin me biçikletë

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 19:01 | Bota

Dy nxënës shkolle u goditën papritur dhe u vranë nga një makinë me shpejtësi. Jack Hart ishte duke ecur me shpejtësi kur futi BMW-në e tij në një korsi autobusi përpara se të godiste dy djemtë, 10 dhe 11 vjeç.

Hart, 32 vjeç, nga Anlaby Road, Hull perëndimor, më parë mohoi të kishte shkaktuar vdekjen e Steven Duffield dhe Mason Deakin, të cilët ishin duke lëvizur me biçikleta kur ndodhi ngjarja fatale.

Steven ndërroi jetë në spital vetëm pak pasi u dërgua me urgjencë atje, ndërsa Mason, qëndroi në gjendje kome për rreth dy javë, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Ndërkohë, gjykata ka vendosyr që të lërë në burg shoferin e pakujdesshëm, deri në përfundimin e plotë të hetimeve për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos