Yuri Kim takohet me Vitore Tushën: Ka përgjegjësinë e udhëheqjes së Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 15:55 | Aktualitet
Yuri Kim takohet me Vitore Tushën: Ka përgjegjësinë e

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është takuar me gjykatësen e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, për t’i siguruar, siç tha, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rezultatet e Reformës në Drejtësi.

“U takova me gjykatësen Tusha për ta falënderuar për udhëheqjen e saj të qëndrueshme & të mençur të KED-it, e cila mundësoi që Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë të bëhej funksionale. Tani ajo ka përgjegjësinë e udhëheqjes së Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme”, tha Kim përmes një postimi në Twitter.

Pasi mbërriti numrin e nevojshëm të gjyqtarëve për të zhvilluar gjyqe, çështjet e para për të cilat do të shprehet Gjykata Kushtetuese kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e ligjeve për trajtimin dhe kompensimin e pronave.

Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendime edhe për disa çështje tepër të rëndësishme, si vlefshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Momentalisht, ajo ka 5 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë në kushte normale. Për të qenë funksionale duhet të ketë së paku 6 gjyqtarë në detyrë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/sfidat-e-drejtesise-gjykata-kushtetuese-ende-e-paplotesuar-e-larta-me-tre-anetare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos