Pogradec, banesa u dogj e gjitha, familjes Xhukellari i premtohet rindërtimi

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 15:30 | Aktualitet

Një ditë pas tragjedisë në familjen Xhukellari, në Verdovë të Pogradecit ku pas djegies së banesës humbi jetën një anëtar i kësaj familje, si dhe mbeten në qiell të hapur katër persona, mes të cilëve dy fëmijë të mitur.

Bashkia e Pogradecit ka vendosur rindërtimin sa më shpejt të banesës dhe caktimin e një bonusi qiraje deri në përfundimin e ndërtimit. Këtë premtim e ka bërë vetë kryetari i bashkisë së Pogradecit, teksa ka vizituar banesën e djegur në Vërdovë.

“Siguroj që grupi i punës do të vazhdojë me vlerësimin e dëmit, për të rindërtuar shtëpinë sa më shpejt. Do të shembet pjesa që duhet shembur, dhe do të ribëhet ashtu siç ka qenë, edhe më mirë, do të mendohet edhe për një bonus, deri sa të rikthehen në shtëpi”, deklaroi kryetari i bashkisë, Ilir Xhakolli.

Familjes Xhukellari i janë ofruar edhe ndihma në veshje dhe ushqime, pasi gjithçka kishin iu dogjën brenda në banesë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/18/zjarr-ne-nje-shtepi-ne-pogradec-humb-jete-42-vjecari/

A2 CNN Livestream

Latest Videos