Dy shpërthime tronditin Jerusalemin, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 09:46 | Bota
Dy shpërthime tronditin Jerusalemin, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Dy shpërthime kanë tronditur, mëngjesin e sotëm, Jerusalemin, duke vrarë një person dhe duke plagosur 19 të tjerë, mes tyre edhe fëmijë, në një sulm të dyshuar terrorist. Sipas policisë izraelite, shpërthimi i parë ndodhi në një stacion autobusi pranë hyrjes së Jerusalemit në orën 07:06 të mëngjesit, duke plagosur të paktën 11 persona, përfshirë një person që vdiq më vonë.

Gjysmë ore më vonë, ka ardhur edhe shpërthimi i dytë në kryqëzimin Ramot të qytetit, në orën 07:30 të mëngjesit, në një orë piku gjatë të cilit trafiku rrugor ishte intensiv, ku tre persona u evakuuan me lëndime të lehta.

Hetimet fillestare treguan se mjete shpërthyese ishin vendosur në të dyja vendet e shpërthimit, ndërsa vijojnë kërkimet për të dyshuarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos