
Dy personat që shkaktuan aksidente me pasoja fatale në kryeqytet janë vënë në pranga. Policia e Tiranës njofton se është arrestuar 34-vjeçari i cili humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën anësorë të rrugës.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ndërsa për pasojë humbi jetën një 35-vjeçar i cili ndodhej pasagjer në automjet.
Po ashtu, në pranga është vënë edhe drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje një të moshuar që po udhëtonte me motor.
Ngjarja ndodhu në afërsi të TEG-ut. (A2 Televizion)