Merret vendimi për Ligue 1, asnjë ekip nuk bie nga kategoria

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 17:51 | Futboll
Merret vendimi për Ligue 1, asnjë ekip nuk bie nga kategoria

Liga e Parë franceze është zyrtarisht e mbyllur, duke bërë që të mbeten në fuqi verdiktet e dhëna në tavolinë, me Paris Saint Germain kampion.

Këshilli i Shtetit në Francë refuzoi apelin e klubit të Lyon, që kërkonte rifillimin e sezonit, pasi në këtë mënyrë mbetet jashtë kupave të Europës.

Në të njëjtën kohë, Këshilli vendosi që nuk do të ketë rënie nga kategoria, duke i shpëtuar Amiens e Toulouse dhe i kërkoi federatës që të zgjerojë në 22 skuadra formatin e kampionatit për edicionin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos