Stërvitje ekstreme me kajak në pishinë

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 17:26 | Futboll
Stërvitje ekstreme me kajak në pishinë

Një garues me kajak ka gjetur një mënyrë të veçantë për të mbajtur veten në formë në kohë izolimi nga koronavirusi. Sebastian Rossi është filmuar duke u stërvitur brenda në pishinën e shtëpisë të së dashurës së tij.

I lidhur me litarë, ai rrëmon me forcë ndërsa kajaku i tij qëndron në vend. Edhe pse nuk është mënyra ideale për t’u përgatitur për këtë sport aventure dhe pranon që i mungon ajri i pastër, 28-vjeçari thotë se për momentin kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme.

Synimi i argjentinasit tani është kualifikimi për në Lojërat Olimpike, të programuara për t’u zhvilluara këtë vit, por që janë shtyrë për në verën e vitit 2021.

Sipas të dhënave zyrtare, Argjentina ka mbi 22700 raste të konfirmuara me koronavirus dhe mbi 660 viktima. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CBOCmJ7AKyb/

A2 CNN Livestream

Latest Videos