“Dyfishim pagash, dyfishim pensionesh,” eksperti: Premtimet e opozitës, të parealizueshme

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 22:22 | Ekonomi
“Dyfishim pagash, dyfishim pensionesh,” eksperti: Premtimet e

Dyfishim i pagesave për disa kategori, dyfishim i pensioneve dhe dyfishim i ndihmës ekonomike. Janë këto disa nga premtimet e opozitës për këto zgjedhje vendore. Por sa të realizueshme mund të jenë premtime të tilla nga një parti që nuk ka pushtetin qendror?

Për ekspertin e ekonomisë Bardh Sejdarasi, nuk ka gjasa që opozita të mund t’i mbajë këto premtime.

I ftuar në A2 Business, ai shprehet se dyfishimi i pensioneve nuk mund të arriteh pasi vetëm sot skema është me minus.

“Dyfishimi i ndihmës ekonomike. Përmirësimi i furnizimit me ujë. Si ka mundësi që në Tiranë nuk bën njeri llogari. Është rritur çmimi i ujit dhe është premtuar që Tirana do ta mbyllte përfundimisht furnizimin 24 orë me ujë. I kam ndjekur kandidatët dhe nuk kam parë askënd të kërkojë llogari se çfarë është bërë me këto projekte.”

 Sejdarasi tha po ashtu se i shqetësojnë stafet që shoqërojnë kandidatët për kryetarë bashkie.

Ndërsa, deputetja demokrate Sorina Koti, ndërsa shpjegon se ka kritikat e saj për forcën politike në të cilën bën pjesë, thekson se disa prej premtimeve mund të realizoheshin nëse do të kishte një mirëmenaxhim të parave të taksapaguesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos