BB komenton nismat, Salinas: Paga jo elementi i vetëm për të ndalur emigrimin

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 15:39 | Ekonomi
BB komenton nismat, Salinas: Paga jo elementi i vetëm për të

Më shumë vende pune dhe më cilësore, një përdorim më i mirë i kapitalit njerëzor dhe aftësi për të përballuar goditjet. Këto janë tri fjalët kyçe në strategjinë e re të partneritetit të nënshkruar midis qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore.

Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Rama, kreu i institucionit ndërkombëtar u pyet edhe për nismat e fundit, si ajo për rritjen e pagës mesatare në 900 euro.

Sipas Salinas, për të rritur pagat ekonomia shqiptare ka nevojë për të rritur produktivitetin, por pyetur nëse mund të ndalë emigracionin e të rinjve, ai tha se nuk është elementi i vetëm.

Ndërsa kryeministri Rama deklaroi se si qeveria i ka sot mundësitë për të bërë rritjen e pagave brenda vitit 2025, ndërsa bizneset duhet ta ndjekin për të mos humbur më punonjës.

Strategjia e re pesëvjeçare përfshin disa projekte me një vlerë totale prej 900 milionë dollarësh. Ndër to, rehabilitimi i urave të vjetra, nxitja e inovacionit në bujqësi, përmirësimi i e-Albania dhe zhvillimi i aftësive digjitale për fëmijët në shkolla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos