“Ejani, ju ofrojmë garë të ndershme”, Balluku u kërkon sipërmarrësve të huaj që të investojnë në Shqipëri

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 14:39 | Ekonomi
“Ejani, ju ofrojmë garë të ndershme”, Balluku u

“Ejani dhe investoni. Ne ju ofrojmë garë të ndeshmë dhe siguri”. Me këtë premtim iu përgjigj pyetjes se përse duhet të investojnë në Shqipëri të huaj, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Një nga kërkesat që mora prej investitorëve ishte transparenca, rregullat e drejta të lojës dhe garës dhe ajo që quhet korsia e shpejtë dhe ne po i përmbushim. Këtu nuk flasim vetëm për turizmin , por edhe për atë paketë që qeveria shqiptare ka ofruar prej vitit2015”, u shpreh Balluku.

Nga Konventa Ndërkombëtare të Turizmit që po zhvillohet në Tiranë, Balluku shpalli edhe ambicien për ta shndërruan vendin në atë që e përmblodhi si “superfuqi të Rajonit në disa sektorë”.

“Qeveria e Shqipërisë ka një vizion, që ta bëjë Shqipërinë vendin më të rëndësishëm në rajon për turizmin, energjinë e rinovueshme, infrastrukturën ndërlidhëse dhe sektorë kritikë që kontribuojnë për ekonominë tonë. Me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë do të punojmë për të përmbushur këto objektiva”, tha ministrja.

Të pranishëm në forumin 3-ditor të Turizmit janë edhe përfaqësues nga disa prej banka më të mëdha në Europë si dhe investitorë veçanërisht në fushën e turizmi. Ata u shprehën të gatshëm për të investuar në Shqipëri me kushtin që institucionet shqiptare të jenë ndihmuese dhe jo penalizuese siç shpesh ndodh nga procedurat burokratike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/27/1-3-mld-euro-investime-me-shume-per-blerje-pronash-rriten-dhe-parajsat-fiskale/
https://a2news.com/2023/03/22/investimet-nga-greqia-kompanite-u-larguan-prej-krizes-sot-jemi-pak-terheqes/
https://a2news.com/2023/04/03/zyra-konsulence-shqiperia-kerkon-nga-sipermarresit-spanjolle-te-investojne-ne-turizem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos