Sot mblidhet komiteti teknik, a do të ketë mbyllje në fundjavë?

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 10:27 | Aktualitet
Sot mblidhet komiteti teknik, a do të ketë mbyllje në

Komiteti teknik i ekspertëve për përballimin e pandemisë mblidhet këtë të mërkurë, për të diskutuar rreth masave të reja shtrënguese që parashikohet të merren.

Sipas burimeve, ekspertët pritet të sugjerojnë një mbyllje të aktiviteteve dhe lëvizjeve jo të domosdoshme gjatë fundjavës. Gjithashtu, ndalimi i qarkullimit pas orës 22:00, është një tjetër masë shtrënguese që do të vijojë të qëndrojë në fuqi.

Këto masa të reja pritet të merren pasi muaji dhjetor është parashikuar se do të jetë edhe më i vështirë, për sa i përket situatës epidemiologjike në vend. Një ditë më parë, në një intervistë për A2, anëtari i komitetit teknik, Skënder Brataj, tha se këtë muaj, numri i rasteve ditore mund të arrijë edhe 1000.

Një nga treguesit kryesorë të përkeqësimit të situatës janë spitalet, dedikuar rasteve të rënda me koronavirus. Në tri spitalet Covid janë të shtruar 490 pacientë, ndërkohë ministria e Shëndetësisë ka vënë në zbatim skenarin e radhës, duke hapur edhe spitalin Covid 4. Aktualisht, 18 mijë persona janë të sëmurë aktivë. Më të prekurit nga virusi janë 65-70-vjeçarët, grupmosha që ka pasur edhe më shumë humbje jete. Nga fillimi i epidemisë, mbi 810 persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos