Po ashtu si edhe një javë më parë, kryeministri Rama njoftoi se Shqipëria do të izolohet për 40 orë, nga ora 13:00 e së shtunës deri në orën 05:00 të së hënës.
Të gjendur në këtë situatë, qytetarët janë dyndur për të marrë furnizimet e nevojshme para orës 13:00, kur do të mbyllen të gjitha tregjet, dyqanet, madje edhe farmacitë. Kjo situata ka ndodhur në Tiranë, por edhe në Shkodër e qytete të tjera në vend.
Ndërkohë, rregullat ndryshojnë edhe nga e hëna, kur do të lejohet të dalë vetëm një person edhe ai për të bëra pazaret. (A2 Televizion)