Fluturimet nga Shqipëria të mbyllura, ambasada e SHBA: Po shohim mundësi të tjera

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 08:58 | Aktualitet
Fluturimet nga Shqipëria të mbyllura, ambasada e SHBA: Po shohim

Me mbylljen e kufijve, të shumtë janë personat e huaj të mbetur të bllokuar në vendin tonë, po ashtu siç janë edhe mbi 1200 shqiptarë që duan të riatdhesohen pas kësaj situate.

Ambasada e SHBA-së u ka bërë një thirrje sërish shtetasve të saj të kontaktojnë me autoritetet nëse dëshirojnë të largohen nga Shqipëria, edhe pse fluturimet tashmë janë mbyllur nga Shqipëria.

“Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë [email protected] me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pasaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri”, mbyllet njoftimi i ambasadës amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos