A kalon koronavirusi nga nëna shtatzënë te foshnja? Mjeku jep përgjigjen në A2

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 20:39 | Aktualitet
A kalon koronavirusi nga nëna shtatzënë te foshnja? Mjeku jep

Mjeku obstetër-gjinekolog në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Ernald Zeqja, deklaroi për “Ditari” në A2 se deri tani nuk ka të dhëna se nëna shtatzënë mund ta transmetojë koronavirusin te foshnja e saj.

“Deri tani është parë se nënat me COVID-19 nuk e kanë kaluar te fëmija e tyre. Nga të dhënat e deritanishme, virusi nuk transmetohet te fetusi dhe as nga ushqimi me gji. Mendohet se virusi nuk e kalon barrierën placentare”, theksoi mjeku.

Por, sipas tij, “nëna mund t’ia transmetojë virusin më pas fëmijës, pasi e merr në dorë foshnjen”.

Në këtë rast, Zeqja u shpreh se “rekomandohet shkëputja fillestare e foshnjes nga nëna”.

“Mirë do të ishte që qumështi i gjirit të merret me pompë dhe foshnja të ushqehet nga dikush tjetër, në një ambient tjetër”, theksoi mjeku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos