
Policia e Vlorës ka ndaluar 2 mjete lundruese, një në tokë dhe tjetri në det. Njëri prej tyre, vinte nga Orikumi dhe u ndalua tek Uji i Ftohtë në Vlorë, pasi nuk kishte raportuar për dalje në det.
Ndërsa pas informacioneve në rrugë operative Komisariati i Vlorës ka bllokuar 1 mjet tjetër lundrues në tokë në afërsi të plazhit të Zvërnecit. Mjeti ishte i paregjistruar dhe kishte dyshime për përdorim të trafiqeve të paligjshme me Maltën.
Efektivët e komisariatit të Vlorës po kryejnë verifikimin e dokumentacionit për mjetet lundruese. Mjetet e bllokuara janë transportuar në pikën e Triportit. (A2 Televizion)