Vendoset përfundimisht, sfida e titullit Juventus-Inter luhet të dielën

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 22:44 | Futboll
Vendoset përfundimisht, sfida e titullit Juventus-Inter luhet të

Drejtuesit e ekipeve italiane të futbollit u takuan në Romë dhe morën më në fund një vendim për  rikuperimin e ndeshjeve të shtyra në Serie A .

Në dyert e Federatës italiane mbërriti dhe dekreti i qeverisë, se ndeshjet duhet të luhen me dyer të mbyllura deri më 3 prill, dhe Liga do ta diskutojë këtë gjë në fundjavë.

Rrjedhimisht, Juventus-Inter do të luhet të dielën në 20:45 dhe Milan-Genova në 12:30, Parma-Spal dhe Sassuolo-Brescia në 15:00, Udineze-Fiorentina në 18:00.  Mbrëmjen e së shtunës do të luhet ndeshja mes Sampdorias dhe Veronës.

FIGC ka konfirmuar se, në bazë të dekretit, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos