E bllokuar në “Ujëvarën e Sotirës”, shpëtohet turistja nga Peruja

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 23:07 | Aktualitet
E bllokuar në “Ujëvarën e Sotirës”,

Një turiste nga Peruja është shpëtuar të shtunën nga forcat e rendit në Gramsh.

Turistja nga vendi latino-amerikan ndodhej në lokalitetin  e njohur ku gjendet e ashtuquajtura “Ujëvara e Sotirës.

Eksplorimi i asaj zone u dëshmua si tejet i vështirë për turisten, që për shkak të terrenit mbeti e bllokuar midis shkëmbinjve.

Forcat e rendit arritën të shpëtonin turisten e cila tashmë pas shërbimit mjekësor ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos